“Il Sogno” e Benignit- Shfaqja më re e aktorit Italian premierë sot në RAI 1 dhe për teleshikuesit shqiptar në RTSH 2

Fituesi i Çmimit Oskar për filmin “Jeta është e bukur”, aktori italian Roberto Benigni, rikthehet në prime time me shfaqjen e tij të re, të titulluar “Il Sogno”, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Rai 1 të mërkurën, më 19 mars, në orën 21:30. Për teleshikuesit shqiptarë, shfaqja do të transmetohet njëkohësisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, në RTSH 2, e përkthyer në shqip.
Dhjetë vjet pas suksesit të “Dhjetë Urdhërimet”, artisti toskan, i njohur për aftësinë e tij për të ndërthurur komedinë, poezinë dhe thellësinë, rikthehet me këtë shfaqje të re plot emocione dhe ushqim për mendim, që përfaqëson rikthimin e madh të Benignit në ekranin e vogël.
“Premtoj habi, befasi, të vërtetë dhe bukuri,” ishte deklarata e artistit toskan kur fliste për Il Sogno. “Unë do të vendos gjithë gëzimin dhe ndjenjat e mia në të, ku do të flasim për veten, për Evropën, për botën, për atë që ndodh në jetën tonë, por edhe për aspiratat tona dhe, mbi të gjitha, për ëndrrat tona.”
“Unë jam një ëndërrimtar i madh,” shprehet Benigni, “dhe siç thotë poeti, ëndërrimtarët e mëdhenj nuk ëndërrojnë kurrë vetëm, pra do të ëndërrojmë të gjithë së bashku.”
Benigni është një nga aktorët, regjisorët dhe skenaristët italianë më të dashur dhe më të pëlqyer, i njohur dhe i vlerësuar në mbarë botën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



