Gara për president të IOC…

Sport | 2 vite më parë

Gara për të pasuar Thomas Bach si president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është afër përfundimit. Të enjten do të zgjidhet kreu i ri i IOC. Për këtë post kandidojnë 7 persona.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të zgjedhë presidentin e tij të dhjetë këtë të enjte. Ai do të jetë pasardhësi i Thomas Bach, i cili do të udhëheqë organizatën për të mbajtur sportin larg politikës aktuale e cila po bëhet gjithnjë e më e trazuar. IOC, një organizatë që gjeneroi 7.3 miliardë euro në olimpiadën e verës, zhvilluar në Paris vitin e kaluar, po zhvillon sesionin e saj të 144-të në Costa Navarino. Atje, 109 anëtarë, do të zgjedhin të enjten Zotin e ri të 5 unazave. Për këtë post kandidojnë shtatë persona: Sebastian Coe, Kirsty Coventry, David Lappartient, Johan Eliasch, Morinari Ëatanabe, Princi Feisal el Hussein dhe spanjolli Juan Antonio Samaranch, djali i njeriut që shërbeu si president i CIO-s për 21 vjet deri në 2001, duke e sjellë organizatën në epokën moderne. Gjithçka tregon se do të jetë një garë midis Juan Antonio Samaranch Junior, Sebastian Coe dhe Kirsty Coventry që shihen si më të favorizuar nga katër të tjerët. Samaranch do të imitonte babanë e tij me të njëjtin emër dhe do të bëhej babai dhe djali i parë që do të kurorëzoheshin president, Coe do të ishte britaniku i parë dhe Coventry nga Zimbabveja, më i riu në moshën 41-vjeçare, si dhe gruaja e parë dhe afrikane. Kushdo që fiton do të marrë përsipër një organizëm të sigurt financiarisht, por që do të turbullohet disi nga një situatë jo e qartë gjeopolitike. Gjithashtu shefi i ri i IOC-së do të duhet të përballet edhe me presidentin e paparashikueshëm të SHBA-së, Donald Trump, teksa  Los Anxhelosi pret Olimpiadën e ardhshme Verore në 2028.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme