Dybala duhet të operohet, ylli i Romës mbyll sezonin

Paulo Dybala do t’i nënshtrohet një operacioni pas një dëmtimi në tendinën e këmbës së majtë. Kjo është bërë e ditur nga Roma, e cila saktësoi se operacioni ishte zgjidhja e vendosur nga lojtari dhe klubi për rikuperimin optimal nga dëmtimi.
Synimi është kthimi në kampin stërvitor në korrik. Dhe në gusht argjentinasi të mund të zbresë në fushë. Dybala do të operohet të hënën ose të martën. Në shqyrtim janë Zvicra, Finlanda apo SHBA.
Pas njoftimit të operacionit, Paulo Dybala reagoi në rrjetet sociale: “Të dashur miq, fillimisht ju falënderoj shumë për dashurinë që më tregoni gjithmonë. Pas rezultateve të analizave dhe pasi kam vlerësuar opsionet e ndryshme, kam vendosur t’i nënshtrohem këtij operacioni tani për t’u rikthyer sa më shpejt”, shkruan argjentinasi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




