Denaj: Vijojmë me politikat mbështetëse, eksportet bujqësore shënuan rritje me 18%

Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e me shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.
Sipas ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, vazhdon trendi pozitiv i eksportit të frutave dhe perimeve “Made in Albania” në tregjet e huaja.
Me anë të një njoftimi në rrjete sociale Denaj, bënë të ditur se eksportet bujqësore shënuan rritje me 18% gjatë muajit shkurt, krahasuar me shkurtin e një viti më parë.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale , ministrja bëri të ditur se performanca pozitive e sektorit bujqësor tregon punën e palodhur të fermerëve për produkte cilësore “Made in Albania”, konkurruese në tregjet ndërkombëtare.
“Të dhënat tregojnë se gjatë muajit shkurt të këtij viti eksportet bujqësore u rritën me 18% në sasi dhe 15% në vlerë”, u shpreh Denaj.
Sipas saj, do vijohet me politikat mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës, drejt objektivit të qeverisë 1 miliard dollarë eksporte deri në vitin 2030.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1185816233121514&set=a.392387295797749
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




