AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta, gjobiten dy subjekte
Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje me situatën e influencës aviare Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër, ka realizuar monitorime në disa subjekte të tregtimit të dhe përpunimit të vezëve. Titullari i këtij institucioni Ramir Haderi bën të ditur se janë bllokuar në kushtet e flagrancës qindra kokrra vezë dhe ndaj tyre subjekteve janë marrë masa administrative gjobë.
“Kemi marrë masat e nevojshme për monitorimin e vezës për shkak të situatës së influencës aviare. Janë 306 subjekte që kanë pasur problematika të mëparshme, nga ku dy raste janë të produkteve të skaduara ku u është vendosur gjobë”, u shpreh Haderi.
Gjatë këtij muaji janë marrë mostra për kryerjen e analizave laboratorike në 180 subjekte thekson Haderi.
“Gjatë muajit mars kemi pasur 180 subjekte në kontroll dhe kemi pasur një monitorim të marrjes së mostrave të produkteve të ndryshme për konsumatorin. Gjatë këtyre monitorimeve kemi pasur 17 masa paralajmëruese të subjekteve dhe 6 masa me gjobë për produkte ushqimore me probleme”, tha ai.
AKU Shkodër i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të intensifikojë kontrollet me afrimin e sezonit veror.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



