Francë-Kroaci, Deschamps: Do të ketë ndryshime në 11-she

Futboll Bota | 2 vite më parë

Franca duhet të bëjë të pamundurën nesër kundër Kroacisë. Në “Stade de France” blutë duhet të rikuperojnë dy golat e pësuar në ndeshjen e parë në Split nëse duan të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Trajneri Didier Deschamps ka folur në prag të ndeshjes: “Forca, dëshira, do të jenë aty. Duke qenë në fushën tonë, para 80 mijë tifozëve… Duhet të jemi efikas dhe të papërshkueshëm në mbrojtje. Ne e dimë se çfarë objektivi është në lojë”.

Për ekipin që do të dalë në fushë – “Po, do të ketë ndryshime. Por jo domosdoshmërisht në pozicionet që mendoni”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme