De la Fuente: Spanja, një burim i pashtershëm talentesh

Futboll Bota | 2 vite më parë

Luis de la Fuente, trajneri i kampionit i Spanjës, ka folur në prag të ndeshjes së UEFA Nations League kundër Holandës. Ndeshja luhet në “Mestalla” pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në “De Kuip” të Roterdamit. Në lojë nuk është vetëm një vend në gjysmëfinale të turneut, por edhe fati i tyre në kualifikueset e Kupës së Botës.

Figura e numrit 9(fals) – “Nuk më pëlqen ai term. Ne luajmë gjithmonë me një qendërsulmues, nuk kemi shumë sulmues fals. Oyarzabal mund të luajë atje, Dani Olmo gjithashtu, Mikel Merino luajti si numri 10, Álvaro, çfarë të them… nesër do të zgjedhim një 11 lojtarësh fantastikë për këtë ndeshje shumë të vështirë”.

Për Huijsen – “Sigurisht për shumë, Huijsen është një zbulim. Ai ka qenë me ne për një kohë të gjatë në U21. Shumë nga gjërat që ju thoni janë befasuese, por nuk janë. Ne i dimë shumë mirë lëndët e para që kemi në dispozicion në këtë vend. Ato do të na ndihmojnë të bëhemi një ekip më i mirë. Futbolli spanjoll është një burim i pashtershëm talentesh”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme