Giroud, golashënuesi më i mirë: Mbappé do të mposhtë rekordin tim

Të dielën e 23 marsit, Stade de France do të nderojë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Francës, ish-qendërsulmuesin e Milanit, Olivier Giroud.
Gjithçka para ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë, ku skuadra e Deschamps do të duhet të bëjë një rikthim të rëndësishëm, duke qenë se nis nga 0-2.
Olivier Giroud ka deklaruar: “Është lumturi e pastër. Do të ketë shumë nostalgji, por janë momente që unë jam krenar t’i ndaj me të dashurit e mi, familjen time dhe miqtë e mi që kanë ardhur nga Grenoble”.
Ai foli për karrierën e tij me Les Bleus dhe evidenton Kylian Mbappé si lojtarin që do të thyejë rekordin e tij: “Është një histori e bukur dhe jam shumë i nderuar që mund ta mbyll edhe një herë me fëmijët e mi. Është një rekord i mrekullueshëm, edhe nëse Kylian, mendoj, do ta mposht atë pas një kohe”.
Giroud është në krye të listës së golashënuesve të të gjitha kohërave të kombëtares franceze me 57 gola. Thierry Henry pason me 51 dhe Kylian Mbappé me 48.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




