Zgjedhjet, Rama në Vlorë: Vetëm PS garanton barazinë para ligjit, PD kërkon ta kthejë mbrapsht çdo gjë

Politikë | 2 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kreu i Partisë Socialiste, ka zhvilluar një takim në Vlorë me kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se partia që ai drejton është e vetmja që mund të anëtarësojë Shqipërinë në BE, duke garantuar në këtë mënyrë lirinë individuale në Shqipëri dhe barazinë përpara ligjit. Sipas Ramës të dyja këto nuk janë të rrezikueshme, teksa përmendi deklaratën e Sali Berishës për shkrirjen e SPAK në rast se merr pushtetin.

“Nëse mendoni se liria individuale në Shqipëri nuk rrezikohet nga asgjë dhe askush, e keni gabim. Kjo garantohet vetëm nëse BE anëtarësohet në BE. Nën ombrellën e BE bëhet e pamundur për këdo që udhëheq këtu që të devijojë rrugën e zgjedhur nga populli shqiptar. Barazia para ligjit për herë të parë në historinë tonë, dhe duhet të jemi krenar për atë që po ndodh si një lëvizje tekntonike në themelet e shtetit shqiptar, përtej lajthitjeve që mund të ketë në zhvillimin e kësaj lufte nga institucionet e reja të drejtësisë.

Por ne kemi institucione të reja të drejtësisë që po luftojnë për drejtësinë para ligjit. PA PS, pa vizionin dhe këmbënguljen tonë, kjo nuk kishte shanse të ndodhte që të vinte dita që ti që e përfaqëson pushtetin politik, një prokuror privat të të thërrasë e të të pyes, apo të vijë puna edhe të dënohesh. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në shtetin shqiptar. këtë barazi përpara ligjit që ne sot po e synojmë, forcat e tjera thonë më 11 majë na jepni votën më 12 maj ne shkrijmë SPAK. Mund të kthehet mbrapsht çdo gjë”, tha Rama.

Ndalur te skuadra socialiste për qarkun e Vlorës, Rama tha se ka në përbërje eksperiencën, por dhe risitë që vijnë nga nivelet më të larta të drejtimit të PS-së, por dhe vetë komuniteti.

“Skuadra e qarkut të Vlorës ka një cilësi që e reflektojnë dhe skuadrat e qarqeve të tjera, por në Vlorë ka harmonizim mes ambicies, qëllimeve dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje e opinione jo gjithmonë të njëjta. Ne me këtë skuadër i japim qarkut të Vlorës një ofertë që nuk i kemi dhënë më parë me këtë lloj larmie e mundësi për të zgjedhur brenda për brenda skuadrës e duke dhënë individëve mesazhin se askush nuk mund të ndihet i papërfaqësuar.

PS është hapësirë ku ka vend për të gjithë… që ndajnë qëllimin e madh atë që të bëjmë Shqipërinë anëtare të BE-së e të rrisim më tej cilësinë e jetës në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Konispol, Finiq e Selenica për ti dhënë fuqi të shtuar ekonomisë vendore ” tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme