Ambasada e SHBA: Kontroll i vazhdueshëm i vizave, kush nuk zbaton rregullat do të dëbohet

Ambasada Amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket personave që qëndrojnë në SHBA me vizë.
Ambasada bën me dije se do të ketë kontrolle të vazhdueshme edhe pas pajisjes me vizë dhe ata që nuk do të ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit do t’i hiqet viza dhe do të dëbohen.
Sipas ambasadës, Departamenti i Shtetit i SHBA është i përkushtuar “ta bëjë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese”.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizave. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për të siguruar që ata që ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të SHBA-së me do tua heqim vizat dhe do ti dëbojmë” , shkruhet në postimin në Facebook të ambasadës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



