Rama mbledh krerët e bashkive: Përgatitje për sezonin turistik, do merren masa kundër informalitetit

Aktualitet | 2 vite më parë

Pak muaj përpara sezonit veror, Kryeministri Edi Rama mblodhi në Vlorë krerët e bashkive bregdetare dhe operatorët turistikë në një takim me kryefjalë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama tha se do t’i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira.

“Ka një shifër që thotë se nga 10 milionë e 155 mijë turistë që e kanë vizituar Shqipërinë në 2023, tre milionë e 900 mijë net kanë qenë të deklaruara. Janë pak si problem. E kemi studiuar me ekspertizë të huaj, këtë vit do t’ju japim mundësinë që të bëni një paradeklarim, 1 maj-30 shtator nëse nuk doni as kontrolle dhe të fokusoheni te klientët dhe jo tek inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave dhe për atë nivel do të paguani detyrimin te bashkia. Niveli është më i lartë, por duam ta nisim nga ky, sepse na intereson formalizimi i sektorit. Pastaj, nga 1 tetori deri 1 prill një nivel 20%. Prapë ju do dilni me një fitim ekstra, përtej atij që ju takon”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme