Burgosja e Imamoglut, mes të arrestuarve gazetarë që po mbulonin protestën

Europë | 2 vite më parë

Sindikata e punonjësve të medias Disk-Basin-Is tha se autoritetet turke arrestuan disa gazetarë që po mbulonin protestën për burgosjen e kryetarit të bashkisë së Stambollit , një rival kryesor i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Një gjykatë të dielën arrestoi zyrtarisht kryebashkiakun Ekrem Imamoglu dhe urdhëroi burgosjen e tij në pritje të një gjyqi për akuzat për korrupsion. Arrestimi i tij të mërkurën shkaktoi valën më të madhe të demonstratave në rrugë në Turqi në më shumë se një dekadë, duke thelluar shqetësimet mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Sindikata mediatike se të paktën tetë gazetarë dhe fotoreporterë u arrestuan në atë që e quajti një “sulm ndaj lirive të shtypit dhe të drejtës së njerëzve për të mësuar të vërtetën”. Ai bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Platforma e mediave sociale X tha se po kundërshtonte urdhrat e shumëfishtë të gjykatës nga autoritetet turke për të bllokuar më shumë se 700 llogari, duke përfshirë organizata të lajmeve, gazetarë dhe figura politike në Turqi.

Gjithsej 1,133 persona janë arrestuar që kur kryetari i bashkisë u arrestua në shtëpinë e tij, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. Rreth 123 oficerë policie u plagosën në protesta, tha ai, duke shtuar se u sekuestruan materiale si acid, bomba zjarri dhe thika.

Qindra mijëra njerëz kanë dalë për protestat kryesisht paqësore në të gjithë Turqinë në mbështetje të kryebashkiakut.

Imamoglu u burgos me dyshimin për drejtimin e një organizate kriminale, marrjen e ryshfetit, zhvatjen, regjistrimin e paligjshëm të të dhënave personale dhe manipulimin e ofertave,  akuza që ai i ka mohuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme