Kush është Emiliano Biraku? Sipërmarrësi nga Skrapari, me tre restorante në Venecie

Emiljano është një djalë i shkëlqyer, i cili vjen nga Skrapari, i mbrujtur me gjithë cilësitë më të mira të asaj zone dhe të skraparlliut në përgjithësi…
Një djalë, që ka shkuar në Venecie, i mbështetur nga disa familjarë, me të vëllain Ermalin. Kanë studiuar më rezultate të shkëlqyera, edhe kanë arritur shkallën më të lartë të integrimit që do të mund të arrinte një shqiptar, në një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Europës dhe të botës.
Emiljano Biraku ka treguar sesi ka udhëhequr bashkimin 30 mijë bizneseve vogla, me 90 miliardë euro të ardhura në vit. Po ashtu, integrimin politik, detyrat politike që ai ka marrë përsipër, si dhe ato sociale. Është kënaqësi për mua, që jetën dhe shembullin e tij të suksesit, ta bëj më dije për një audiencë më të gjerë. E quajta edhe venecian, sepse ai është integrurar tërësisht në jetën e një qyteti kaq të sofistikuiar, që për 1100 vjet ka qenë kryeqyteti i repubikës Serenisima, një qytet që bart një nga shtyllat më të rëndësishme të qytetërimit botëror dhe atij perëndimor në veçanti.
Emiljano është një djalë i shkëlqyer, i cili vjen nga Skrapari, i mburjtur me gjithë cilësitë më të mira të asaj zone dhe të skraparlliut në përgjithësi…
Një djalë, që ka shkuar në Venecie, i mbështetur nga disa familjarë, me të vëllain Ermalin. Kanë studiuar më rezultate të shkëlqyera, edhe kanë arritur shkallën më të lartë të integrimit që do të mund të arrinte një shqiptar, në një nga qendrat më të rëndësishme turistike të Europës dhe të botës.
Integrimi politik, detyrat politike që ai ka marrë përsipër, detyrat sociale që ai ka marrë përsipër, sociale që ai ka marrë përsipër. Është kënaqësi për mua, që jetën dhe shembullin e tij të suksesit, ta bëj më dije për një audiencë më të gjerë. E quajta edhe venecian, sepse ai është integrurar tërësisht në jetën e një qyteti kaq të sofistikuiar, që për 1100 vjet ka qenë kryeqyteti i repubikës Serenissima, një qytet që bart në nga shtyllat më të rëndësishme të qytetërtimit botëror dhe atij perëndimor në veçanti.
I ftuar në studion e Një Shqipëri në RTSH , Hajriu Nuhu, si përfaqësues i komunitetit skraparlli të Durrësit, rrëfen sesi, kur e klishte pyetur për veshtirësitë që ka hasur, kur u zhvendos nga Shqipëria, Emiljani i ka thënë se “rrugën e patëm të shtruar… se rrugën, na e kishte shtruar Skënderbeu”.
Si u regjistrova në Harvard
Emiljani Biraku: Po, pas kërkesës pata një përgjigjje pozitive, për në Harvard. Për të kryer masterin në administrim publik dhe në lidership – dhe kjo, për mua është kurorëzimi i gjithë formimit dhe studimit, gjatë gjithë jetës time. Pasi Harvardi, konsiderohet sot për sot, një ekselencë ndërkombëtare. Mezi pres të rifilloj studimet, pas një periudhe goxha të gjatë shkëputjeje. Po ashtu, kjo është një mundësi shumë e mirë, për të zgjerua kontaktet sociale në shërbim të vendit që kam zgjedhur të jetoj dhe pse jo, edhe për Shqipërinë.
Mentor Nazarko: E kishit menduar ndonjëherë, kur zgjodhët Universitetin e Venecies, gjithashtu elitar, që jeta jote do të merrte këtë rrjedhë?
Emiljano Biraku: Bazat i kam marrë në qytetin e Çorovodës. Jam shumë krebar, që, jo vetëm formimi, po edhe ambiciet, edhe objektivat i kam krijuar në periudhën më të bukur të jetës time. Kam jetuar në Çorovodë, deri në moshën 14-vjeçare dhe them, se kjo është mosha kur mund të krijosh jo vetëm një formim bazë, po edhe objektivat e ëndrrat.
Sikur thotë edhe Frojdi, kur jeton në një vend që ke përballë male, është gjithmonë shtysa që të kesh ambicien për t’i kapërcyer… si në rastin tim.
Nuk kam pasur ndonjë objektiv konkret, se ku do të arrija. Por, gjithmonë kam qenë ambicioz dhe këtë nuk e fsheh.
Mentor Nazarko: Është guxim i madh, ajo që ke bërë ti. Domethënë, që të futesh në sektorin e restoracionit, ky i dominuar kryesisht, apo më së shumti nga italianët. Të arrish në fillim, në 2012-ën me restorantin e parë, pastaj me të dytin, në 2014-ën. Sa restorante keni tani, si familje?
Emiljano Biraku: Aktualisht, administrojmë 3 restorante. E kemi nisur në vitin 2012, pasi morëm parasysh që Venecia është vendi më i vizituar në botë. Po ashtu edhe unë me vëllain, me shumë krenari e themi që kemi punuar part-time në restorante, në sallë apo në kuzhinë, – kohë që mësuam edhe problematikat e administrimit të një restoranti.
Mentor Nazarko: Në fotografi është edhe miku juaj i ndjerë, që ka qenë edhe kryetar i parlamentit europian, David Sassoli…
Emilajno Biraku: Po, David Sassoli ka qenë mik i familjes, shumë i afërt. Këtë miqësi e kemi krijuar falë restorantit. Pasi erdhi për një vizitë institucionale, e ftova në restorantim tim dhe që nga ai moment, ai vinte vetëm tek ne.
Ishte i dashuruar më kuzhinën tonë dhe vlerësonte shumë, edhe mikpritjen shqiptare.
“Një Shqipëri” nga Mentor Nazarko, vjen si një program televiziv me histori suksesi nga Shqipëria, trojet dhe diaspora, duke promovuar talente, personazhe, familjet e mëdha dhe trashëgiminë shqiptare. Me një format interaktiv, emisioni përfshin video ekskluzive, rubrika tematike dhe diskutime konstruktive, që me një kombinim të reality show-t nxitin angazhimin e audiencës dhe ndërtojnë një hapësirë të veçantë, për dialog dhe zhvillim. Çdo episod vë theksin në një aspekt të shoqërisë shqiptare, nga inovacioni dhe sipërmarrja te humanizmi dhe dialogu etnik e ndërfetar, duke e bërë programin një platformë unike për bashkimin dhe përparimin e kombit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




