Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Aktualitet | 2 vite më parë

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 14°C                                                                                                                             në zonat e ulëta 8 deri 20°C                                                                                                                             dhe në bregdet 7 deri 20°C


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme