Eliminatoret Kupa e Botës 2026, Argjentina e kualifikuar pa luajtur, mund thellë Brazilin

“Clasico de las Americas” u dominua nga Argjentina, e cila mundi me shifrat 4-1 Brazilin në takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
Në “Monumental” të Buenos Airesit deciziv ishin golat e Alvarez (4′), Fernandez (12′) Mac Allister (37) dhe G.Simeone (71′) edhe pse vendasit kishin mësuar se ishin të kualifikuar ende pa zbritur në fushë. Në vitet e fundit skuadra e Skalonit ka dominuar rivalët historik të Brazilit pasi në pesë takimet e fundit i kanë mundur plot katër herë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



