“Shqipëri 2025”, Euro U-17 njihet me tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Pas përfundimit të raundit të dytë të kualifikuesve në Ligën A, shtatë vendet e para të çdo grupi siguruan pjesëmarrjen në finale, ku do të luftojnë së bashku me Shqipërinë si vend organizator për trofeun e Kampionatit Europian U-17.
Të hënën, më 31 mars, në orën 19:00, në “Shtëpinë e Futbollit” do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17. Skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga katër ekipe dhe do të përcaktohet kalendari i ndeshjeve. Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të ngrejë siparin më 19 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 1 qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




