Ushtria amerikane në gatishmëri pasi katër ushtarë u zhdukën në Lituani

Ambasada amerikane në Vilnius ka ngritur alarmin pasi njoftoi zhdukjen e katër ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani.
“Ushtarët humbën në një zonë stërvitore pranë në Lituaninë lindore, afër kufirit me Bjellorusinë,” njoftoi ambasada në platformën e mediave sociale X (ish Twitter).
“Ushtarët, të gjithë nga Brigada e Parë, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, po merrnin pjesë në stërvitjet taktike të planifikuara në momentin e incidentit”, thuhet në njoftim.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar”.
Forcat e Armatosura të Lituanisë thanë në një deklaratë se ishin informuar të martën se ushtarët amerikanë dhe një automjet gjurmues ishin zhdukur.
Sipas burimeve në agjencinë shtetërore lituaneze të lajmeve LRT , vlerësohet se ata mund të kenë humbur jetën, por ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




