Elbasani mund Laçin dhe shikon nga “Final 4”

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Elbasani ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, 1-0 përballë Laçit në javën e 31-të të “Abissnet Superiore” që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Një goditje këndi për verdheblutë në minutën e 37-të ka sjellë dhe golin e vetëm të kësaj sfidem që në fakt është një autogol i shkaktuar nga Shabani.

Me këtë fitore Elbasani ngjitet në kuotën e 40 pikëve, vetëm 4 pikë larg zonës “Final 4”, tashmë një mision jo i pamundur. Laçi në vend të 6-të mbetet në kuotën e 33 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme