Anglia, Tuchel për Bellingham: I ri dhe emocional

Ylli anglez Jude Bellingham po përjeton një moment të vështirë në sezonin e tij duke shfaqur nervozizëm të tepruar si me Real Madridin, ku ishte protagonist i përplasjeve me arbitrat dhe shokët e skuadrës, ashtu edhe me kombëtaren angleze me trajnerin Thomas Tuchel.
“Ai është emocional dhe është ende i ri, por e di që nuk mund të përballojë disa sjellje. – shpjegoi trajneri gjerman – Ne duhet të sigurohemi që drejtuesit tanë, lojtarët kryesorë dhe ata që ne i konsiderojmë kyç, të lëvizin të gjithë në të njëjtin drejtim dhe të luajnë me të njëjtin ritëm. Le të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ndoshta të luajnë në një mënyrë pak më të disiplinuar, për të kursyer energji për momentet vendimtare”.
Deri më tani, Tuchel e ka vendosur gjithmonë lojtarin e Real Madridit që nga fillimi, duke e mbajtur në fushë për të gjithë ndeshjen në 2-0 kundër Shqipërisë dhe duke e zëvendësuar në minutën e 67-të kundër Letonisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




