Flamurtari prezanton trajnerin e ri

Kategoria e Parë | 2 vite më parë

Flamurtari nuk humbet kohë. Pas largimit të trajnerit Andrea Agostinelli, klubi vlonjat prezanton trajnerin e ri, që do të udhëheqë skuadrën kuqezi në këto javë të mbetura të kampionatit. Artim Polozhani është zyrtarisht trajner i Flamurtarit

“Artim Polozhani është zyrtarisht trajner i Flamurtari Football Club.

Ne stafin teknik vazhdojnë Andi Ribaj dhe Lejdi Licaj ne detyrën e zv.trajnerit.

Gjithashtu ne stafin teknik vazhdojnë Luan Birce dhe Erion Dine ne detyrën e trajnerit të portierëve.

Mire se vini ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme