Tryeza për Fitër Bajramin, qytetarët në Kukës nuk kursehen as prej çmimeve të larta në treg
Besimtarët myslimanë në Kukës kanë nisur përgatitjet për festën e Fitër Bajramit. Ata thonë se në tryezën festive për këtë ditë të rëndësishme nuk do të mungojnë frutat, perimet, mishi.
Sa u përket çmimeve në treg, ata i cilësojnë të larta në raport me mundësitë e tyre ekonomike.
“Janë pak të shtrenjta, por duhet t’i marrim”, shprehen ata.
Në ditën e Fitër Bajramit, banorët thonë se do të festojnë vetëm me familjarët e tyre, ndërkohë që shprehin se në festë do të mungojnë të afërmit e tyre emigrantë.
“Nuk mund të vijnë ata”. “E kanë të pamundur të na bashkohen, por ne do vizitojmë të afërmit këtu”, thonë ata.
Fitër Bajrami do të festohet më 30 mars, një ditë e rëndësishme që simbolizon mbylljen e muajit të Ramazanit, i cili nisi më 1 mars.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




