33 milionë euro të ardhura nga platformat online, Tatimet paralajmërojnë deklarimin për 2024

Ekonomi | 2 vite më parë

Autoritetet kanë identifikuar volumin e të ardhurave nga platformat e internetit për individët në Shqipëri.

Ndërsa kanë kujtuar datën e fundit për deklarimin e të ardhurave, 1 prill, nga verifikimet paraprake zyrtare deklarohet se rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët.

Në dorëzimin e DIVA 2024 (Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave) këto të ardhura janë përfshirë si detyrim për deklarim. Ky i fundit ka pësuar shtyrje për një ditë nga afati i mëparshëm, 31 mars, për shkak të ditës së pushimit.

Detyrimin për deklarimin e DIVA-s e kanë individët rezidentë dhe jorezidentë, që gjatë vitit 2024 kanë pagë bruto vjetore mbi 1,2 milion lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Deklarata vjetore e të ardhurave gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme