Tenis: Mensik fiton “Miami Open”, Djokovic dorëzohet në finale

Sport | 2 vite më parë

Jakub Mensik mund në finale Novak Djokovic dhe fiton turneun Masters 1000 në Miami. Tenisti çek, numri 54 në botë, fitoi me rezultatin 2-0 (7-6, 7-6) sfidën finale që zgjati më  shumë se dy orë.

Në ditën e fundit të Miami Open, i kushtëzuar rëndë nga moti i keq dhe i mbyllur pas orës 23:00 sipas kohës lokale me ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe fotot rituale, 19-vjeçari çek Jakub Mensik përfundoi turneun e jetës së tij (deri në këtë pikë) duke fituar një Masters 1000 për herë të parë në karrierën e tij.

Ëndrra e Novak Djokovicit u shty pasi tenisti serb shpresonte të arrinte fitoren e 100-të në karrierë, krahas titullit të 41-të të Masters 1000 për të arritur një tjetër rekord.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme