Pranvera rrit numrin e turistëve në Libohovë – Rriten edhe prenotimet në njësitë akomoduese

Sociale | 2 vite më parë

Këtë vit, pritshmëritë për turizmin janë shumë më të larta, duke marrë parasysh fluksin në rritje të vizitorëve që kanë zgjedhur Libohovën si destinacion.

Shumë prej tyre nuk ndalen vetëm në qytet, por preferojnë të kalojnë më shumë kohë në zonat rurale, ku gjejnë qetësi dhe natyrë të paprekur. Tendenca e shtuar e prenotimeve tregon se Libohova po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

“Pritshmëritë janë më të mira se vitin e kaluar sepse pjesa e turizmit sa vjen dhe po rritet. Në bujtinat përreth dhe hoteleritë kemi interes dhe data janë të zëna prej turistëve kryesisht të huaj”, u shpreh Arjan Çano, Specialist i turizmit në Libohovë.

Nëse krahasojmë këtë periudhë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vihet re një rritje prej 5% e numrit të vizitorëve. Me ofertën e saj të pasur turistike, që përfshin natyrën, historinë dhe gastronominë tradicionale, Libohova po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara në jug të vendit, duke ndikuar kështu edhe në zhvillimin ekonomik të zonës.

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme