Maqedonci: Jeta dhe vepra e Indrit Carës – Ushtar Kavaja, është unike

Kosovë | 2 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, në detyrë, Ejup Maqedonci, me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka qenw i pranishëm në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të kombit, Indrit Cara – Ushtar Kavaja.

Maqedonci, në një postim në Facebook, tha se jeta dhe vepra e ushtar Kavajës është unike, ai u kthye nga mërgimi si një atdhetar i shquar dhe i etur për liri.

“Nga Londra në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë, në zemër të betejës e luftës së drejtë çlirimtare për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edukimi dhe përgatitjet e tij ushtarake, e bënin njërin nga luftëtarët më të zot që kishim, i vendosur dhe i pathyeshëm në rrugën e jetësimit të idealit kombëtar. Ne që e kishim bashkëluftëtar e kemi obligim ta mbajmë gjallë kujtimin për të ndërsa gjeneratat e reja e kanë për obligim ta njohin e ta përcjellin përjetësisht nderimin për ushtar Kavajën”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai tha se në 26 vjetorin e rënies, përulet para sakrificës së tij e cila ishte dëshmi e fuqishme që ne jemi një dhe të tillë do të mbetemi përgjithmonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme