Milan: Paratici afron De Zerbin në pankinë, por ëndrra mban emrin Guardiola

Zyrtarizimi ende nuk është bërë, por Milani ka vendosur: kuqezinjtë do ti besojnë skuadrën Fabio Paraticit. Ka nisur numërimi mbrapsht, me drejtorin sportiv të pezulluar aktualisht, i cili do të ketë si detyrë të parë zgjedhjen e trajnerit të ri të kuqezinjve.
Një nga profilet më të vlerësuara nga ish-drejtuesi i Juventusit dhe Tottenhamit është padyshim Roberto De Zerbi, tani te Marseille. Sezonin e kaluar, para se të bashkohej me francezët, trajneri i kishte pritur më kot Milanin, sidoqoftë, vera e ardhshme mund të jetë ajo e duhura.
Por nëse emri i De Zerbit mund të etiketohet si konkret, situata është ndryshe në frontin e Guardiolës. Pep, i cili nëntorin e kaluar rinovoi me Manchester Sitin deri në vitin 2027, është ëndrra e vërtetë e Paraticit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




