UEFA Nations League për vajza, arbitret shqiptare do të vendosin drejtësi në ndeshjen Finlandë-Bjellorusi

Futboll Bota | 2 vite më parë

Të premten, më 4 prill, do të luhen ndeshjet e raundit të tretë të UEFA Nations League për vajza, në çdo ligë (A, B dhe C).

Katër arbitre shqiptare janë caktuar të gjykojnë takimin Finlandë – Bjellorusi në Grupin B3 të UEFA Nations League për vajza.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla asistente. Kejsi Tafili është në rolin e arbitres së katërt.

Ndeshja Finlandë – Bjellorusi do të zhvillohet të premten, më 4 prill, në stadiumin “Silvio Piola”, Novara, Itali, në orën 17:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme