Siguria në Ballkan- Presidenti Begaj niset drejt Sofjes, merr pjesë në “Procesin e Aqabas”

Presidenti Bajram Begaj, është nisur këtë të enjte (3 prill) për në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II.
Presidenti Begaj do t’i bashkohet në këtë samit liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”-s të cilët do të diskutojnë për çështjet e sigurisë në Ballkan.
Presidenti Begaj do të mbajë një fjalim të posaçëm në këtë forum. Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj, janë edhe takimet e veçanta me homologë të tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



