Szczesny në fushë, Barcelona nuk humbet kurrë

Gushtin e kaluar ai u tërhoq nga futbolli pas shtatë sezonesh te Juventusi, më pas erdhi thirrja surprizë nga Barcelona dhe u kthye në tetor.
Wojciech Szczesny nuk pushon kurrë së mahnituri, një protagonist i madh në sezonin e skuadrës blaugrana, që është e pamposhtur kur ai është në fushë: 19 ndeshje radhazi pa humbje.
Portieri polak rinisi një “jetë të re” në Spanjë për të fituar trofe që nuk i kishte ngritur më parë në karrierën e tij: ai tashmë ka fituar Superkupën dhe Barcelona është ende në garë për “tripletën”.
Szczesny debutoi me fanellën e Barçës në 4 janar dhe sa herë ai ka zbritur në fushë katalanasit nuk njohin humbje. Ka ndodhur 19 ndeshje nga 19 që ai ka luajtur këtë sezon, bilanci shënon 17 fitore (dhe dy barazime) me 10 ndeshje pa pësuar gol.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




