Qeveria miraton 150 milionë lekë shtesë për financimin e partive në fushatën e 11 majit

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të premte (4 prill) 150 milionë lekë fonde shtesë për financimin e fushatës së partive pjesëmarrëse, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Këshilli i Ministrave vendosi: Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Efekti financiar përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




