Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe ulje temperaturash. Veriu me reshje bore

Ditën e sotme (7 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kryesisht në veri në pjesën e parë të ditës, të cilat do të pasohen me reshje bore me intensitet të ulët të karakterit lokal në male.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 18 m/s, e shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -1 deri 9°C;
Në zonat e ulëta 0 deri 17°C;
Dhe në bregdet 4 deri 17°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




