Përshkallëzohet lufta tregtare, SHBA i vendos Kinës tarifa 104% mbi importet se nuk anuloi kundërmasat

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa 104% për Kinën, e cila do të hyjë në fuqi më 9 prill. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u tha gazetarëve, se pasi Kina nuk pranoi të anulojë kundërmasat e saj, norma tarifore për Kinën është rritur me 50% nga 54% në 104% që nga mesdita e sotme.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, tarifat do të vendosen duke filluar nga 9 prilli.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për herë të parë futjen e tarifave 54% për të gjitha importet kineze në Shtetet e Bashkuara, shkalla më e lartë e tarifave të vendosura ndaj vendeve të huaja.

Si përgjigje, Kina njoftoi se do të impononte 34 për qind tarifa për të gjitha importet nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 10 Prilli.

Ky qëndrim i Pekinit solli reagimin e ashpër të Donald Trump i cili tha se do të impononte tarifa shtesë prej 50% kundër Kinës nëse nuk tërhiqet nga masat e saj, transmetojnë mediat amerikane.

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent e quajti përshkallëzimin e luftës tarifore nga Kina si  një gabim shumë të madh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme