Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Evropianit U17 “Shqipëri 2025” 

Kombëtarja | 2 vite më parë

Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit dhe tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Ky kompeticion madhor do të zhvillohet në katër stadiume të përzgjedhura: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”.

Në “Arenën Kombëtare” do të luhen gjithsej pesë ndeshje, përfshirë sfidën hapëse, dy ndeshje të fazës së grupeve, një gjysmëfinale dhe finalja e madhe. Në “Elbasan Arena” do të zhvillohen katër takime, ku përfshihen tre ndeshje të fazës së grupeve dhe një gjysmëfinale. Ndërkohë, në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana” do të luhen nga tre ndeshje të fazës së grupeve.

Stadiumet janë të ndara në sektorët: Kategoria 2, Kategoria 1 dhe VIP. Çmimet e biletave për ndeshjet e fazës së grupeve dhe gjysmëfinalet janë:

Kategoria 2 – 400 lekë

Kategoria 1 – 800 lekë

VIP – 3,500 lekë

Për finalen që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, çmimet janë:

Kategoria 2 – 500 lekë

Kategoria 1 – 1,000 lekë

VIP – 5,000 lekë

Biletat shpërndahen vetëm nga kompania T-Ticket, dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë ato vetëm online, në faqen ebileta.al .

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

Pasi të konfirmohet pagesa, biletat mund t’i shkarkoni nga platforma

ose do t’ju vijnë me “email”.

Nëse nuk ndodh menjëherë, kontrolloni kutinë “spam” në “email”-in tuaj për t’u siguruar që biletat ju kanë ardhur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme