Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit

Futboll Bota | 2 vite më parë

Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit. Për ndeshjen e ligës të së shtunës në San Siro kundër Cagliarit, skuadra e Simone Inzaghit do të veshë një fanellë speciale kushtuar nëntë herë kampionit botëror të motoçiklizmit (gjashtë prej të cilave në MotoGP) dhe tifozit të madh zikaltër, krijuar nga Nike për ditëlindjen e tij të 46-të.

“Do të jetë një nder të shoh djemtë e ekipit tim të veshin këtë fanellë të krijuar së bashku me Nike dhe Inter! – tha Valentino – Është një ëndërr e bërë realitet, e cila bashkon dashurinë për motoçikletën dhe ekipin tim të preferuar. Një gjest i madh dashurie ndaj një ekipi që më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpinë time”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme