Trump kundër Biden – Zelensky: Lufta në Ukrainë nuk është puna ime, ata e lejuan

Botë | 2 vite më parë

Presidenti Donald Trump tha këtë të hënën se presidenti rus Vladimir Putin filloi luftën kundër Ukrainës, por ai gjithashtu fajëson presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe paraardhësin e tij Joe Biden.

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është lufta e Bidenit, jo e imja. Unë nuk kam lidhje me këtë luftë, por po punoj me zell për të ndalur vdekjen dhe shkatërrimin”, thotë ai ndërsa shton se “nëse Joe Biden nuk do të ishte zgjedhur në zgjedhjet presidenciale të 2020, lufta e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë.

Presidenti Zelensky dhe mashtruesi Joe Biden bënë një punë absolutisht të tmerrshme duke lejuar që kjo travesti të fillonte. Kishte shumë mënyra për ta parandaluar atë të mos fillonte ndonjëherë. Por kjo është në të kaluarën. Tani duhet ta ndalojmë dhe shpejtë. Shumë e trishtuar!’, shprehet përmes një postimi në rrjete sociale presidenti amerikan.

Presidenti Zelenski tha një ditë më parë se Ukraina është gati të blejë 10 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara nga SHBA për 15 miliardë dollarë për të mbrojtur qytetet me popullsi të dendur nga sulmet e vazhdueshme me raketa dhe dron ruse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme