Historia e 39-vjeçarit nga Kërcyri, që u rikthye për të investuar në bujqësi

Aktualitet | 2 vite më parë

Historia e 39-vjeçarit Spartak Kërcyri nga fshati Kërcyr i njësisë administrative Tregan të Elbasanit tregon forcën e një të riu, i cili pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si emigrant në shtetin grek, vendosi të kthehet dhe të investojë në vendlindjen e tij.

“Më mirë në shtëpinë tënde se në kurbet. Kam qenë në Greqi që në moshën 20 vjeç. Investova lekët, bëra dy serra dhe u bëra pronar i vetes sime. Me pak lekë, por jam në shtëpinë time, me fëmijët e mi, me prindërit e mi, me vëllezërit e mi,” thotë fermeri.

Fillimet për 39-vjeçarin kanë qenë të vështira, por pasioni i madh për bujqësinë bëri që i riu të mos dorëzohet.

“Për momentin kam dy serra: tranguj, domate, kunguj…“

Fuqia punëtore mbetet një ndër pikat kyçe të bujqësisë në Shqipëri. Spartaku tregon se është munduar të ofrojë vende punë sezonale për bashkëfshatarët e tij.

Në bashkinë e Elbasanit, vitin e fundit ka një numër të konsiderueshëm të emigrantëve, që janë rikthyer në vendlindjen e tyre duke investuar. Më së shumti janë emigrantët në sektorin e bujqësisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme