Brukseli kërkon Ukrainën në BE, Orban: S’na diktojnë dot si vendosin hungarezët

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka deklaruar se gjatë një seance parlamentare se Volodymyr Zelensky dëshiron të shohë një qeveri “miqësore ndaj Ukrainës” në Hungari, por sipas tij, kjo gjë nuk do të ndodhë.
Sipas Kovacs Zoltan, zëdhënës i qeverisë hungareze, kryeministri hungarez tha gjatë një debati parlamentar se Ukraina ka rënë dakord me Brukselin për “përshpejtimin e pranimit në BE” dhe tani pret që Hungaria ta ratifikojë atë.
“Zelensky dëshiron një qeveri miqësore ndaj Ukrainës në Hungari. Ata që janë agjentë të Brukselit janë gjithashtu miq të Zelensky, “tha Orbán.
Orbán shtoi se këto pritshmëri nuk do të përmbushen.
“Asnjëherë nuk do të ketë një situatë kur Kievi ose Brukseli dikton se si hungarezët ushtrojnë sovranitetin e tyre të ligjshëm” tha Orbán, duke përsëritur pretendimin e tij të shpeshtë se pranimi i Ukrainës në BE do të çonte në falimentimin e Hungarisë.
Gjithashtu, Orbán u ka bërë thirrje hungarezëve të shprehin mendimin e tyre për pranimin e Ukrainës në BE gjatë “votimit të Voksit 2025”.
Qeveria ukrainase dhe Komisioni Evropian kanë paraqitur plane ambicioze për ritmin e negociatave të pranimit në 2025,por veto hungareze qëndron përballë këtyre planeve.
Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó ka pretenduar se Zelensky “duhet të pajtohet me faktin se hungarezët kanë çdo të drejtë të shprehin mendimin e tyre për pranimin e shpejtë të Ukrainës në BE”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




