Shtëpia e Bardhë: Trump i palëkundur, kërkon t’i jepet fund luftës në Gazë

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump kaq qenë dhe mbetet i qartë në objektivin e tij për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Sipas sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, Trump “e ka bërë shumë të qartë se ai dëshiron ta shohë këtë konflikt që të mbarojë sa më parë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse Uashingtoni mbështet qëndrimin e kryeministrit Benjamin Netanjahu se Izraeli do të marrë përsipër të gjithë Gazën pasi zgjeron masivisht fushatën e saj ushtarake në Rrip, ajo u shpreh se “presidenti po lëviz aq shpejt sa mundet dhe po punon jashtë orarit për t’i dhënë fund këtyre konflikteve si në Izrael ashtu edhe në Gazë, ashtu edhe në luftën Rusi-Ukrainë, ” shton Leavitt.
“Presidenti i bëri shumë të qartë Hamasit se ai dëshiron të shohë që të lirohen të gjitha pengjet”, thotë ajo.
Ndërkaq, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka hedhur poshtë raportimet se ai kishte vendosur të mos e vizitonte Izraelin këtë javë në mënyrë që të mos sinjalizojë mbështetjen e Uashingtonit për operacionet ushtarake të zgjeruara të Izraelit në Gazë.
Vance u tha gazetarëve se teksa ai mendoi të bënte udhëtimin pasi mori pjesë në ceremoninë e konfirmimit të Papës së ri, nuk udhëtoi drejt Izraelit për arsye logjistike.
“Logjikisht, ishte thjesht pak më e vështirë për gjëra themelore si, kush dreqin do të kujdeset për fëmijët tanë nëse do jemi edhe dy ditë jashtë vendit shtetit? Jam i sigurt se do ta vizitojmë Izraelin diku në të ardhmen, por jo sot”, tha Vance.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




