Zelensky: Gati për negociata të drejtpërdrejta me lidershipin rus

Europë | 1 vit më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përsëritur ftesën e tij drejtuar Vladimir Putin për negociata të drejtpërdrejta, pas takimit midis delegacioneve në Stamboll javën e kaluar.

Volodymyr Zelenskyy thotë se ka urdhëruar formimin e një “grupi negociator kombëtar të përhershëm dhe të zgjeruar”.

Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas tha: “Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”.

“Ukraina këmbëngul në nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte, i cili duhet të jetë me kohëzgjatje të mjaftueshme dhe të parashikojë mundësinë e zgjatjes”, shkroi ai.

”Oferta jonë, e rënë dakord me partnerët, është 30 ditë. Ne jemi gati për këtë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të takohemi në nivel udhëheqësish për të zgjidhur çështjet kyçe. Ukraina nuk ka frikë nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”, shkroi ai.

Zelensky theksoi rëndësinë e një takimi diplomatik për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili udhëhoqi delegacionin e Kievit në takimet e Stambollit më 15-16 maj.

”Këto takime i kanë demonstruar botës gatishmërinë tonë për t’iu afruar paqes dhe, rrjedhimisht, nevojën për të ushtruar presion mbi Rusinë që t’i japë fund luftës. Në fakt, rezultati më i rëndësishëm i takimit ishte marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve 1 000 për 1 000″, shtoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme