Serbia dhe Rusia, aleate me përfitime, shtyhet me katër muaj marrëveshja për gazin rus

Rajon | 1 vit më parë

Serbia dhe Rusia kanë rënë dakord të shtyjnë në kohë një marrëveshje që i siguron Beogradit gaz natyror rus me çmime të ulëta, pavarësisht shqetësimeve të BE-së për marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Moska e furnizon Serbinë me gaz që, sipas marrëveshjes, afati i së cilës skadonte në fund të majit, kushtonte  275 dollarë për 1 mijë metër kub.

Me shtyrjen e kësaj kontrate, është vendosur një çmim prej 290 eurosh për një mijë metër kub, sërish shumë më i ulët se çmimi i tregut në Europë ku 1 mijë metër kub gaz natyror kap vlerën e 360 eurove. 

Shtyrja e afatit të marrëveshjes erdhi pas bisedimeve që presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbajti në fillim të këtij muaji me homologun e tij rus Vladimri Putin.

Pakti i jep mundësi Serbisë që të rrisë rezervat me gaz para sezonit të dimrit. Serbia e cila nuk është vend anëtar i BE-së, por që po kërkon që të anëtarësohet, ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë pavarësisht ofensivës së Moskës ndaj Ukrainës dhe nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj atij vendi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme