Merkato/ Gjimshiti pas shtatë vitesh në Bergamo mendon largimin

Itali | 1 vit më parë

Pas plot shtatë vitesh në Bergamo, Berat Gjimshiti po mendon seriozisht që të ndryshojë ambient. Sipas medieve italiane për shqiptarin interesi i shfaqur nga një klub nga Katari verën e kaluar ka qenë konkret. Po i njëjti klub është rikthyer përsëri në sulm për Gjimshitin, i cili kësaj here ka marrë një ofertë të mirë financiare.

Mësohet se skuadra e Al-Rayyan ka gati 10-15 milionë euro për bindur Atalantën që të pranojë të privohet nga shërbimet e Gjimshtit. Skuadra në fjalë ka bërë gati kontratën e jetës për 32-vjeçarin, i cili jo vetëm do të përfitojë shifra të konsiderueshme, por edhe do të ketë mundësi që të provojë një aventurë të re.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme