Sot Ditë Zie në Malin e Zi për viktimat e tragjedive të ditëve të fundit

Mali i Zi ka shpallur sot, 28 korrik, Ditë Zie kombëtare, në nderim të jetëve të humbura në një seri tragjedish të ndodhura gjatë dhjetë ditëve të fundit.
“E hëna është shpallur Ditë Zie në shenjë respekti për jetët e humbura në një seri tragjedish që kanë ndodhur në vendin tonë ditët e fundit,” deklaroi kryeministri Milojko Spajić në rrjetin X, duke shtuar se Qeveria ndan pikëllimin me familjarët e viktimave.
Sipas vendimit të miratuar nga Qeveria të premten, flamujt do të ulen në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në shenjë zie.
Mes viktimave të raportuara nga 16 deri më 26 korrik përfshihen raste të aksidenteve rrugore, konflikteve të armatosura, tragjedive familjare dhe përballjeve kriminale. Ngjarja më e fundit ndodhi në Budva, ku një baba dhe biri u vranë në një sulm të dyfishtë. Ndërkohë, sulmi ndaj kryetarit të Bashkisë së Budvës, Nikola Jovanović, më 18 korrik, ka shtuar më tej ndjenjën e pasigurisë në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




