“Imagjino. Inovo. Krijo.” – Hapen aplikimet për Çmimin e Inovacionit Butterfly 2025

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka hapur aplikimet për edicionin e 4-t të Çmimit Rajonal të Inovacionit Butterfly, që vlerëson propozimet më me ndikim të novatorëve nga Ballkani Perëndimor. Idetë më të mira në secilën nga gjashtë kategoritë do të marrin një shpërblim deri në 5,000 EUR.
Aplikimet për individë të rinj ose ekipe nga Ballkani Perëndimor janë të lejueshme deri në dy nga gjashtë kategoritë:
- Inovacioni në Industri (automotiv, përpunimi i metaleve, industri kreative, agroushqimore, ekonomi e gjelbër dhe qarkulluese, turizëm, si dhe fintech, edtech, biotech, healthtech dhe fusha të ngjashme);
- Inovacioni i Gjelbër (veprimi për klimën, energjia e qëndrueshme, mobiliteti dhe bujqësia, ndotja, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit);
- Inovacioni në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë);
- Inovacioni Rinor (për studentë të universiteteve në nivel bachelor ose nxënës të shkollave të mesme);
- Inovacioni Universitar (për kulturën sipërmarrëse në universitete);
- Inovacioni i Grave (për gratë inovatore dhe sipërmarrëse).
Aplikimet janë të hapura dhe pranohen deri më 8 tetor 2025, në mesnatë. Fituesit e Çmimit Butterfly do të shpallen në nëntor 2025.
I inauguruar në vitin 2022, Çmimi i Inovacionit Butterfly është shndërruar në një platformë rajonale për të vlerësuar origjinalitetin dhe progresin. Edicioni i këtij viti vazhdon të nxisë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor duke përqafuar transformimin digjital, duke nxitur qëndrueshmërinë mjedisore dhe duke promovuar kulturën e inovacionit.
Në tre edicionet e para, Çmimi Butterfly ka njohur 18 zgjidhje inovative nga i gjithë Ballkani Perëndimor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




