INSTAT: Inflacioni vjetor shënon rritje me +2.3% në shtator 2025

Ekonomi | 12 muaj më parë

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin Shtator 2025. Sipas këtyre të dhënave, ndryshimi vjetor i matur nga IHÇK ka shënuar një rritje prej +2.3%.

Ky nivel është pak më i ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian (BE 27), e cila për Shtatorin 2025 ishte +2.6%. Rritja më e lartë e çmimeve në bazë vjetore është vërejtur në grupet si vijon:

Argëtim dhe kulturë: +8.8%

Hotele, kafene dhe restorante: +4.0%

Pije alkoolike dhe duhan: +3.5%

Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje dhe Shërbimi arsimor: +2.7% secili.

Grupet me peshën më të madhe në shportë, si “Ushqime dhe pije joalkoolike” (me peshë 346.3 në 1000), shënuan një rritje më të moderuar prej +1.1% në baza vjetore.

Nga ana tjetër, grupi “Transporti” regjistroi një ulje të çmimeve prej -0.7%.

Ndryshimi mujor i matur nga IHÇK në Shtator 2025 ishte +0.7%. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga shërbimi arsimor me një rritje +2.0%; ushqime dhe pije joalkoolike me rritje +1.0% dhe qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji me një rritje +1.0%.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme