Conte “alergji” nga Champions-i, numrat e italianit në kompeticion tregojnë shumë

Itali | 1 vit më parë

Napoli i këtij sezoni ka diçka që nuk shkon sepse numrat nuk gënjejnë kurrë. Blerjet e reja, dëmtimet dhe ndryshimi i modulit kanë ndikuar në paraqitjet e dobta të ekipit kampan, por problemi më i madh duket se qëndron në atë që konsiderohet edhe si pika më e fortë e shoqërisë, Antonio Conte.

Numrat tregojnë se në Champions League, Conte kurrë nuk ka qenë i suksesshëm. Me Napolin në këtë kompeticion trajneri italian numëron dy humbje dhe një fitore në tre takime. Takimet e tij në këtë kupë janë 45 ku numëron 16 fitore, 14 barazime dhe 15 humbje. Mesatarja e pikëve për ndeshje është vetëm 1,38 për 90’.

Juventusi i Conte-s në Chmapions në 14 ndeshje numëron 6 fitore, 4 humbje dhe 4 barazime. Me Chelsea-n italiani numëron 3 fitore, 2 humbje dhe 3 barazime. Ndërsa me Inter-in në 12 ndeshje ka marrë 3 fitore, 5 humbje dhe 4 barazime. Me Totthenam në 8 takime numëron 3 fitore, 2 humbje dhe 3 barazime.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme