Sot moti parashikohet me reshje shiu në të gjithë vendin

Aktualitet | 1 vit më parë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mesditës.

Që në orët e para të 24-orëshit parashikohet prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike (në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër) ndërsa pjesa tjetër e territori me intensitet të ulët.

Gjatë ditës parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër, rreth orëve të mesditës ndërprerje e përkohshme e reshjeve.

Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme