Beckham merr titullin “Sir”, ish-futbollisti kurorëzon ëndrrën në Kështjellën Windsor

Angli | 12 muaj më parë

Njëzet e pesë trofe, 115 ndeshje me Anglinë, pesë turne ndërkombëtarë dhe gola të panumërt e të paçmuar.

Mëngjesin e sotëm David Beckham mori “medaljen” e vetme që i mungonte karrierës së tij 21-vjeçare.

I veshur me një kostum të qepur posaçërisht nga gruaja e tij stiliste, Victoria, ish-futbollisti u prit nga Mbreti Charles ndërsa mori titullin e kalorësit për shërbimet në fushën e sportit dhe të bamirësisë.

Ish-futbollisti, i cili është ambasadori i UNICEF-it, shoqërohej nga prindërit Ted dhe Sandra dhe gruaja Victoria.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme