Armëpushimi në Gazë-Hamasi: Do dorëzojmë trupin e pengut të radhës izraelit

Hamasi ka bërë të ditur se do të dorëzojë trupin e një tjetër pengu izraelit mbrëmjen e sotme, në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë.
Krahët e armatosur të grupit, Brigadat Qassam, thanë në një deklaratë të shkurtër se mbetjet do të transferohen në orën 21:00 sipas kohës lokale (1900 GMT), pasi u gjetën nën rrënoja në lindje të lagjes Shejaiya të qytetit të Gazës.
Që kur armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor, Hamasi ka liruar 20 pengje izraelitë të gjallë dhe ka dorëzuar mbetjet e 21 nga 28 të vdekurit, shumica izraelitë.
Megjithatë, Izraeli pretendoi se një nga trupat e marrë nuk përputhej me asnjë nga pengjet e listuara.
Izraeli e ka lidhur fillimin e negociatave për fazën e dytë të armëpushimit me dorëzimin e të gjitha mbetjeve të pengjeve. Hamas thotë se procesi kërkon kohë për shkak të shkatërrimit masiv në Gazë.
Faza e parë e marrëveshjes përfshin lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të afro 2,000 të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.
Izraeli ka vrarë rreth 69,000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 170,600 të tjerë në sulmet në Gaza që nga tetori 2023.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




