Zgjedhjet e pjesshme vendore, Tepelenë, përgatitet infrastruktura për ditën e votimeve

Aktualitet | 12 muaj më parë

Në datën 9 nëntor, qytetarët e Tepelenës do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë.

Nga Partia Socialiste, kandidat është Gramoz Sako, ndërsa Gabriel Guma garon si kandidat i pavarur, i mbështetur nga forcat opozitare.

Listat që tashmë janë afishuar konfirmojnë pjesëmarrjen e 11 mijë e 658 votuesve, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e votës në 21 qendra votimi 9 në qytet dhe 12 në njësitë administrative.

Ndërkohë, burime pranë KZAZ nr. 80 bëjnë me dije se në bashki ka mbërritur edhe baza materiale zgjedhore, duke plotësuar të gjitha kushtet për zhvillimin normal të procesit më 9 nëntor.

“KZAZ nr. 80 në Tepelenë ka filluar punën që në momentin e kostituimit të saj dhe vazhdon punën, ka ardhur një pjesë e bazës materiale si aparaturat e grupeve të numërimit dhe e gjithë infrastruktura tjetër dhe pritet që ditën e premte të vijnë fletët e votimit. Komisioni ka funksionuar normalisht”, u shpreh Xhafer Mece, kryetar i KZAZ nr.80.

Subjektet përkatëse kanë dërguar tashmë  pranë KQZ listat emërore për komisionarët, anëtarët e komisioneve, vëzhgues e numërues.

Gazetare: E. Domeri  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme