Shitblerje votash në Kurbin, SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion zgjedhor

Aktualitet | 12 muaj më parë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar sot për gjykim tre shtetas të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Qarkun Lezhë.

Sipas njoftimit të SPAK, në bankën e të akuzuarve do të ulen Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, të cilët dyshohet se kanë kryer veprimtari të kundërligjshme gjatë fushatës elektorale të 11 majit 2025.

Akuzat kryesore

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Procedimi penal u regjistrua pas materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Hetimi proaktiv, i kryer me metoda speciale si dhe përgjimet e komunikimeve telefonike dhe vëzhgimet, zbuloi rrethanat e shkeljes.

Detajet e hetimit

SPAK informon se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve në Bashkinë Kurbin. Kjo u bë në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, specifkisht në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.

SPAK thekson se ky grup ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore duke shpërndarë para tek zgjedhësit me qëllim ndikimin e votës së tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme